12 eurodeputetë të BE-së kërkojnë sqarime nga Kaja Kallas për protestat në Shqipëri
12 eurodeputetë të Partisë Popullore Europiane kanë dërguar pyetje komisioneres Kaja Kallas për protestat në Shqipëri. Ata kërkojnë sqarime lidhur me masat që do të merren për shqetësimet për përdorim jo proporcional të forcës së policisë, garanci ligjore për të arrestuarit dhe evidentimin e mangësive të autoriteteve ligjzbatuese për të parandaluar shkelje të mëtejshme.

Mes eurodeputetëve, të cilët i përkasin Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian është dhe Fredi Beleri. Ata kërkojnë sqarime lidhur me masat që do të merren për shqetësimet për përdorim jo proporcional të forcës së policisë, garanci ligjore për të arrestuarit dhe evidentimin e mangësive të autoriteteve ligjzbatuese për të parandaluar shkelje të mëtejshme.
Raportimet tregojnë se plumbat prej gome të qelluar nga policia kanë plagosur protestues dhe gazetarë, ndërsa Avokati i Popullit në Shqipëri po heton domosdoshmërinë dhe proporcionalitetin e përdorimit të forcës nga policia. Ekzistojnë gjithashtu shqetësimet lidhur me mungesën e garancive të përshtatshme për të miturit e ndaluar.
Deklarata e Komisionit e datës 18 tetor e dënoi me të drejtë dhunën dhe bëri thirrje për proporcionalitet, por nuk trajtoi në mënyrë të mjaftueshme çështjen e llogaridhënies. Të drejtat themelore dhe përgjegjësia për shkeljet e pretenduara duhet të mbeten në qendër të procesit të anësimit të Shqipërisë në BE.
Kryeministri Edi Rama ka gjetur një tjetër mënyrë për të ftuar në dialog protestuesit. Tre ditë më parë, ai ka propozuar një takim me përfaqësuesit e protestës për të diskutuar mbi kërkesat e tyre.