Diaspora shqiptare në Irlandë diskuton protestat në Shqipëri me deputetë të Parlamentit Irlandez
Përfaqësuesit e komunitetit shqiptar në Irlandë u takuan me deputetë të Parlamentit Irlandez për të diskutuar protestat në Shqipëri dhe nevojën për mbrojtjen e të rinjve dhe gazetarëve.

Përfaqësuesit e komunitetit shqiptar në Irlandë u takuan me deputetë të Parlamentit Irlandez për të diskutuar protestat në Shqipëri dhe nevojën për mbrojtjen e të rinjve dhe gazetarëve. Takimi u zhvillua në Leinster House dhe u diskutuan çështjet e ngritura, duke përfshirë korrupsionin, protestat, të drejtat demokratike, zgjedhjet dhe median, zvërnecin dhe Sazanin, dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë. Përfaqësuesit e komunitetit shqiptar kërkuan dialog të mirëfilltë me studentët dhe lëvizjen më të gjerë të protestës, si dhe hetimin e pavarur të pretendimeve për abuzime nga policia. Deputetët irlandezë i dëgjuan shqetësimet dhe shprehën gatishmërinë për t’i ndjekur çështjet e ngritura. Komuniteti shpreson të marrë informacion mbi ecurinë e tyre pas rreth dy javësh.