Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin: “E gjeta duke i bërtitur në oborr”
Nëna e 4-vjeçarit në Korçë, Volsjana Plasa, ka rrëfen tmerrin që iu ndodhi kur e kishte çuar djalin në një kopsht. Ajo thotë se djali i kishte ankuar se mësueseja Xheni e kishte goditur, por edukatoret e kopshtit e mohuan dhe e akuzuan se djali gënjejë.

Nëna e 4-vjeçarit në Korçë, Volsjana Plasa, ka rrëfen tmerrin që iu ndodhi kur e kishte çuar djalin në një kopsht. Ajo thotë se djali i kishte ankuar se mësueseja Xheni e kishte goditur, por edukatoret e kopshtit e mohuan dhe e akuzuan se djali gënjejë.
Plasa ka thënë se kur ka shkuar te kopshti, ata e kanë mohuar një gjë të tillë. “Para katër ditëve djali më është ankuar, më ka thënë që mësuese Xheni më godet. Kam shkuar atje dhe u kam thënë që fëmija më ankohet. Ato më thonë që jo, sepse fëmija është ters dhe gënjen. U thashë që është fëmijë dhe nuk kam dashur ta zgjas, e mora fëmijën dhe ika. Shkoj dje në mëngjes dhe djali kishte frikë, madje më tha në prezencë të edukatores që më goditën dhe më futën në qilar. Ju kërkova me lutje stafit që djalin mos e fusnin në qilar sepse është fëmijë dhe më është trembur. Nuk do të shkojë më në kopsht. Ato vazhdonin të më thonë që djali gënjen dhe mashtron.”, tha Plasa.
Edhe gjatë rrugës dje më thoshte djali që të mos e çoja në kopsht se e godiste edukatore Xheni. Kur ua thashë dje të njëjtën gjë, u hodh një mësuese tjetër në mënyrë agresive. Drejtoresha po shikonte nga shkallët dhe më kërkoi që ta takoja. Shkova dhe më tha që s’ka mundësi që fëmija të rrihet këtu. Drejtoresha mbajti anën e edukatores duke thënë që janë shumë të mira, është ambient me kamera që shikohen dhe nga bashkia. Ndërkohë më thoshte mos i beso fëmijës çfarë do që të thotë ai. Shkoj për të marrë djalin rreth orës 1:30, dhe e shoh që e kishin nxjerrë në oborr. Mësuesja e kishte shtrënguar në dorë djalin e po i thërriste. U tmerrova nga ajo që pashë.
I thoshte “pse gënjen o mashtrues?”. Nxitoj dhe shkoj të djali, ato u shtangën. E pyeta çfarë po i bën fëmijës tim? Fëmija im 4-vjeçar s’mund të gënjejë. Kam kërkuar drejtoreshën por s’ka qenë atje. Isha shumë e revoltuar si çdo nënë që sheh fëmijën në atë gjendje. Unë e le fëmijën në kopsht, e çoj për tu edukuar e për të mësuar. U thashë që do përballen me ligjin. Më morën telefonin e ma hodhën, më ka vënë dorë madje. Mora fëmijën dhe shkova direkt në komisariat. Pa dhënë ende deklarimin tim, më ka marrë drejtoresha në telefon duke më kërkuar të më takonte për tu sqaruar. I thashë që tani e zbulova vetë dhe po mashtroni ju të kopshtit, jo fëmija im.
Më kërkoi falje dhe më dha të drejtë, por i thashë që do ndjek rrugën ligjore. Para pak ditësh fëmija kishte një shenjë të kuqe te qafa. Atje më tregoi që më goditi mësuesja, ishin ditët e para dhe si vura shumë rëndësi por tani e zbulova vetë. I bëj thirrje drejtorisë arsimore që të bëjë kontrolle në kopshte sepse fëmijët janë të pambrojtur dhe të pafajshëm. Fëmija im foli edhe në prezencë të psikologes, po ata fëmijë që nuk flasin dot, kushedi sa janë dhunuar? I kërkoj drejtorisë arsimore të bëjë kontrolle sepse në të kundërt askush nuk do i çojë fëmijët në kopsht”, ka rrëfyer nëna e 4-vjeçarit.