Aktualitet

Rama: Protestuesit kanë frikë të ulen në dialog se i quajnë tradhtarë

2 min leximPublikuar më

Burimi: Euronews Albania ·

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, kanë dalë këtë të shtunë në një deklaratë të përbashkët për media lidhur me protestat në kryeqytet. Rama deklaroi se këmbëngulja për të protestuar pa pranuar dialogun është e pakuptimtë, ndërsa nëvizoi se përderisa liria e tubimit është e drejtë kushtetuese, dhuna përbën krim. Kreu i qeverisë hodhi poshtë pretendimet se ka qenë indiferent ndaj kërkesave të protestuesve gjatë katër muajve të fundit. “Kur u themi që jemi gati të dialogojmë, atëherë këmbëngulja në protestë është e pakuptimtë. Liria për të protestuar është e drejtë, ndërsa dhuna është një krim. Prandaj jemi këtu për të adresuar ato që i shohim si të rëndësishm

Foto nga burimi: “Kam 4 muaj që i dëgjoj poshtë dritares”, Rama: Protestuesit kanë frikë të ulen në dialog se i quajnë tradhtarë

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, kanë dalë këtë të shtunë në një deklaratë të përbashkët për media lidhur me protestat në kryeqytet. Rama deklaroi se këmbëngulja për të protestuar pa pranuar dialogun është e pakuptimtë, ndërsa nëvizoi se përderisa liria e tubimit është e drejtë kushtetuese, dhuna përbën krim. Kreu i qeverisë hodhi poshtë pretendimet se ka qenë indiferent ndaj kërkesave të protestuesve gjatë katër muajve të fundit. “Kur u themi që jemi gati të dialogojmë, atëherë këmbëngulja në protestë është e pakuptimtë. Liria për të protestuar është e drejtë, ndërsa dhuna është një krim. Prandaj jemi këtu për të adresuar ato që i shohim si të rëndësishme. Po marrim masa kundër dhunuesve, kundër anarkisë dhe për ruajtjen e rendit. Në anën e sigurisë, në anën e garantimit të të drejtave, në bashkëpunim me partnerët tanë, me hapat që hodhëm, do të dalim shumë shpejt me propozime dhe masa konkrete. Kush thotë që deri më sot kam qenë indiferent ndaj atyre që kanë bërtitur poshtë dritares sime, në fakt, për katër muaj unë kam dëgjuar më shumë se kushdo tjetër, më shumë sesa ata kanë dëgjuar njëri-tjetrin, ku kanë sharë, kërcënuar pa thënë asgjë konkrete dhe duke refuzuar në vazhdimësi që të ulen dhe të bisedojnë. Kam komunikuar edhe me ta. I kam ftuar, por ata janë karakterizuar nga frika ndaj njëri-tjetrit, se mos cilësoheshin si tradhtarë, që janë një grup antifashistësh të ideologjizuar nga profesori ideologjizues i dhunës dhe që kanë një aftësi dhe kapacitet për të futur të tjerët në terror psikologjik”, tha Rama.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.