Rama ashpërsonte gjuhën ndaj protestuesve: Kush mendon se gjunjëzon shtetin, bën kalkulimin e gabuar!
Kryeministri Edi Rama ashpërsonte gjuhën ndaj protestuesve, duke paralajmëruar pasoja penale dhe financiare për personat që janë përfshirë në dhunë.

Në ditën e protestës kombëtare, kryeministri Edi Rama ashpërsonte gjuhën ndaj protestuesve, duke paralajmëruar pasoja penale dhe financiare për personat që, sipas tij, janë përfshirë në dhunë. Ai përsëriti pretendimet për praninë e ANTIFA-s dhe personave me të shkuar kriminale në protesta, ndërsa deklaroi se shteti do të vijojë veprimet me këmbëngulje. Rama njoftoi gjithashtu se së shpejti do të bëhen publike propozime dhe masa konkrete. Ai tha se do të dalim me propozime shumë shpejt dhe me masa konkrete për të ndaluar dhunën dhe të garantonë që të drejtat e të gjithë qytetarëve të respektohen.