Aktualitet

Simpatizantët dhe oponentët e Ramës në Tiranën urbane – Shtator vs. Tetor

1 min leximPublikuar më

Burimi: Top Channel ·

Sondazhi i shtatorit dhe i tetorit tregoi ndryshime në simpatizantët dhe oponentët e Ramës në Tiranën urbane.

Foto nga burimi: Simpatizantët dhe oponentët e Ramës në Tiranën urbane – Shtator vs. Tetor

Në një sondazh që drejtova në fund të shtatorit në terrenin e Tiranës urbane, 808 të anketuarit ishin banorë të rritur krejt të rastësishëm të 11 ish-minibashkive origjinale të Tiranës. Sondazhi tregoi se simpatizantët e Ramës ishin më të paktë se sa oponentët e tij, por befasia e madhe e sondazhit ishte te pyetja mbi moshën. Përkundër opinionit që mbizotëronte atëherë nëpër media, portale, rrjete sociale dhe kafenera, nuk kishte ndonjë deficit demografik statistikor në kuotat personale të Ramës në grupmoshën 18-24 vjeç.

Në sondazhin e tetorit, përqindja e simpatizantëve të Ramës u pakësua dhe e oponentëve të tij u shtua, kryesisht prej grupmoshës 18-24 vjeç. Sidoqoftë, simpatizantët e sotëm të Ramës vazhdojnë të jenë më tiranas dhe më urbanë se oponentët e tij, më të arsimuar dhe me prindër më të arsimuar, më afluentë dhe më pak fetarë.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.