Politikë
Deputetët dhe simpatizantët e PD-së marshojnë drejt Kryeministrisë
Deputetët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike janë larguar nga selia e partisë dhe kanë filluar një marshim drejt Kryeministrisë.

Këtë të shtunë, PD-ja ka thirrur protestën kombëtare në solidaritet me protestën studentore, e cila po mbahet prej 12 ditësh. Deputetët dhe simpatizantët e saj janë larguar nga selia e Partisë Demokratike, ku kanë qëndruar për disa minuta, dhe kanë vijuar marshimin drejt Kryeministrisë.