Kronikë
Automjet përfshihet nga flakët në Gramsh, zjarrfikësit ndërhyjnë pë shuarjen e zjarrit
Një automjet është përfshirë nga flakët në Gramsh, ndërsa zjarrfikësit kanë ndërhyrë për të shuar zjarrin.

Një automjet është përfshirë nga flakët rreth orës 11:50 në zonën e Mashanit, në bashkinë e Gramshit. Ngjarja është regjistruar gjatë paradites, ndërsa ende nuk ka informacion të plotë mbi shkaqet e rënies së zjarrit dhe nëse ka persona të lënduar. Pritet që të mësohen më shumë detaje lidhur me rrethanat e incidentit, teksa kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse.