Politikë
Qeveria: Nuk ka rritje të tarifës në rrugën Durrës-Kukës
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka deklaruar se nuk ka rritje të tarifës së kalimit në Rrugën e Kombit.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaci ka reaguar në rrjetet sociale për informacione që qarkullojnë për rritjen e tarifës së kalimit në Rrugën e Kombit në 8 euro. Ai ka cilësuar ato të pavërtetë dhe ka deklaruar se nuk ka asnjë rritje të tarifës së kalimit në Rrugën e Kombit dhe se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nuk ka asnjë plan për ndryshimin apo rritjen e tarifës aktuale.