Skënder Hita: Policia do të respektojë parimin e proporcionalitetit gjatë protestës së studentëve
Drejtori i Policisë shtetërore, Skënder Hita, ka zbritur në terren për të inspektuar efektivët e angazhuar për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë protestës së studentëve që do të nisë sot në orën 14:00.

Drejtori i Policisë shtetërore, Skënder Hita, ka zbritur në terren për të inspektuar efektivët e angazhuar për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë protestës së studentëve që do të nisë sot në orën 14:00. Hita ka mbledhur drejtuesit e shërbimeve policore dhe u ka dhënë porosi të qarta për respektimin e ligjit dhe parimit të proporcionalitetit gjatë ndërhyrjeve. Ai ka theksuar se Policia e Shtetit duhet të garantojë të drejtën e qytetarëve për të protestuar paqësisht, duke shmangur çdo veprim që bie ndesh me ligjin. Hita ka kërkuar efektivëve të ruajnë qetësinë, të tregojnë përmbajtje dhe t'u vijnë në ndihmë qytetarëve që mund të kenë nevojë. Gjithashtu, Hita ka udhëzuar drejtuesit e shërbimeve që të marrin masa për të parandaluar aktet e dhunshme dhe për të reaguar ndaj tyre vetëm në përputhje me ligjin.