Protesta e mbështetësve të PD, mbështetësit e PD pritet të marshojnë nga Kryeministria te Ministria e Arsimit
Protesta e mbështetësve të PD, mbështetësit e PD pritet të marshojnë nga Kryeministria te Ministria e Arsimit

Protesta e parë e nisur ditën e sotme është ajo para kryeministrisë, e thirrur nga Partia Demokratike. Në orën 12:00 mbështetësit u nisën nga selia e PD, për të marshuar drejt kryeministrisë, ku dogjën edhe ulëset e vendosura nga Rama në tryezën për dialog. Në këtë tubim të PD nuk është bashkuar pjesa tjetër e protestuesve, që kanë caktuar orën 14:00 për nisjen dhe pikëtakimin te Ministria e Arsimit. Pas nisjes së protestës në Ministrinë e Arsimit, pritet që edhe mbështetësit e PD të marshojnë drejt Rrugës së Durrësit, ku edhe ndodhet ky institucion.