Këlliçi: Kauza e studentëve është largimi i Ramës dhe krijimi i qeverisë teknike
Kryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka deklaruar se opozita është në mbështetje të lëvizjes studentore dhe kauzave të saj, duke theksuar se kërkesat e tyre lidhen me largimin e Edi Ramës, krijimin e një qeverie teknike dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Nën-kryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka deklaruar se opozita është në mbështetje të lëvizjes studentore dhe kauzave të saj. Ai tha se është e pafalshme që qytetarët të mos u dalin në krah studentëve, duke theksuar se kërkesat e tyre lidhen me largimin e Edi Ramës, krijimin e një qeverie teknike dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Këlliçi komentoi edhe deklaratat e kryeministrit Rama ndaj studentit Jon Sinoimeri, duke e akuzuar kreun e qeverisë se po përdor akuza publike për të frikësuar dhe intimiduar studentët.
"Kemi ardhur në ndihmë të studentëve. Jemi në mbështetje të lëvizjes studentore. Është e pafalshme për çdo njeri të mos u vijë në ndihmë studentëve. Kauza e tyre është largimi i Edi Ramës, krijimi i qeverisë teknike dhe shkuarja e vendit në zgjedhje të lira dhe të ndershme. Dje studenti Jon Sinoimeri u akuzua publikisht nga Rama si një person i denjuar për kultivim dhe trafikim të lendeve narkotike. Si në rastin e Jon Sinoimerit, Edi Rama i bën këto deklarata për të intimiduar studentët. Kjo protestë nuk ka lidhje as me ANTIFA-n, as me asgjë tjetër," tha Këlliçi.