Aktualitet
Simpatizantët e PD mbështesin protestat e studentëve në Shqipëri
Simpatizantët e Partisë Demokratike mbështetën sot protestat e studentëve në Shqipëri, duke marshuar drejt Ministrisë së Arsimit.

Simpatizantët e Partisë Demokratike mbështetën sot protestat e studentëve në Shqipëri, duke marshuar drejt Ministrisë së Arsimit. Ata qëndruan rreth 1 orë përpara Kryeministrisë, ku në shenjë revolte dogjën edhe stolat e “dialogut” të kreut të qeverisë. Tashmë ata po marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit, ku pritet të bashkohen me studentët. Tek Ministria e Arsimit janë mbledhur studentët, që janë në protestë prej kohësh. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit të vendit, Edi Rama.