Partizani nuk i ndal afrimet, përfshin një mbrojtës të ri
Partizani ka zyrtarizuar një përfshirje të re në skuadrën e prapavijes, duke arritur marrëveshje me mbrojtësin 31-vjeçar Aleksandar Jović nga Bosnja e Hercegovina.

Partizani ka zyrtarizuar një përfshirje të re në skuadrën e prapavijes, duke arritur marrëveshje me mbrojtësin 31-vjeçar Aleksandar Jović nga Bosnja e Hercegovina. Skuadra kryeqytetase ka arritur marrëveshjen me Jović, i cili ka nënshkruar një kontratë 1+1 me të kuqtë. Jović ka përvojë të madhe në futboll, duke luajtur për klube si Borac, Rudar Prijedor dhe Krupa në kampionatin boshnjak, si dhe për Slaven Belupo, NK Istra dhe HNK Gorica në kampionatin kroat. Ai ka përfunduar të fundit në Hungari me Kisvarda FC.