Studentja mesazh Ramës: Ose ne ose ai, nuk ka rrugë tjetër!
Studentët kanë nisur protestën para Ministrisë së Arsimit duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.

Studentët kanë nisur protestën para Ministrisë së Arsimit duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama. Një studente, ndërsa foli për mediat, tha se nuk ka dialog me kryeministrin sepse ata kërkojnë vetëm largimin e tij. "Ose ne, ose ai. Nuk i ka mbetur rruga tjetër, përveç të ikë. Tani që na ka vrarë, duhet vetëm të ikë. Nuk mund të dialogohet me kryeministrin", u shpreh një studente e pranishme në protestën. Ajo tha se ka marrë pjesë në tubime që prej protestave të Flamingos, ndërsa akuzoi policinë se po nxit dhunën gjatë protestave. Studentja u bëri thirrje të rinjve që t'u bashkohen protestave, duke theksuar se frika nuk duhet të pengojë ata të shprehin qëndrimet e tyre. "Nuk duhet të kemi frikë, duhet të zhduket frika, sepse këta po përpiqen të bëjnë, t’na frikësojnë", deklaroi ajo.