Kosova, Llapi merr një pikë ndaj Gjilanit në udhëtim
Gjilani dhe Llapi kanë ndarë pikët në barazim 1:1, në ndeshjen e hapëse të xhiros së 11-të të Albi Mall Superligës së Kosovës, e zhvilluar të premten mbrëma në Gjilan. Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 69-të, kur Ardian Limani realizoi një supergol, duke e dërguar Gjilanin drejt fitores. Megjithatë, Llapi nuk u dorëzua dhe arriti ta barazojë rezultatin në minutën e 88-të, kur mbrojtësi Arbnor Aliu shënoi për 1:1, duke i siguruar skuadrës nga Podujeva një pikë të vlefshme në udhëtim. Për Llapin ky ishte barazimi i dytë në këtë edicion, krahas një fitoreje dhe tetë humbjeve. Në anën tjetër, Gjilani regjistroi barazimin e tretë të sezonit, krahas pesë fitoreve dhe tri humbjeve.