Aktualitet
Policët ndjekin qytetarët nëpër rrugët e Tiranës, protestuesit iu vënë flakën koshave të mbeturinave
Protestë në Tiranë, policia shpërndan protestuesit, përdor plumba gome dhe gaz lotsjellës

Policia ka shpërndarë dhunshëm protestuesit në Tiranë, duke përdorur edhe plumba gome dhe gaz lotsjellës. Protestuesit, të rinjë, kanë vendosur flakën koshave të mbeturinave në zonën e "Myslim Shyrit". Tashmë protestuesit janë shpërndarë në zona të ndryshme të kryeqytetit dhe janë revoltuar, hedhin gurë në drejtim të efektivëve.