Trajneri i Bajernit, Vincent Kompani, në spital pas kolapsit, ndjesia brenda klubit ishte se flinte pak dhe ushqehej keq
Trajneri i Bajern Mynih, Vincent Kompani, është në spital pas një kolapsi, ndërsa në klubin e gjermanëve kishte pasur ndjesi se flinte pak dhe ushqehej keq.

Trajneri i Bajern Mynih, Vincent Kompani, është në spital pas një kolapsi, ndërsa në klubin e gjermanëve kishte pasur ndjesi se flinte pak dhe ushqehej keq. Sipas BILD, ndjesia brenda dhomave të zhveshjes ishte se trajneri flinte shumë pak, as nuk bënte më ushtrime, ushqehej në mënyrë të çrregullt, konsumonte sasi të tepruara kafeje dhe bënte shumë punë. Kjo solli edhe problemet e tij fizike të dy javëve të fundit, me inflamacione të dëmtimeve të vjetra që i shkaktuan probleme në ije dhe detyruan belgun të shtrihej pasi jepte udhëzimet e skuadrës në ndeshjet e fundit.