TENSIONE TË FORTA NË SHESIN “SKËNDERBEJ”
Protestuesit janë grumbulluar në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, ku policia po përdor sasi të mëdha gazi lotsjellës për shpërndarjen e tyre.

Situata është tensionuar sërish në sheshin “Skënderbej”, ku policia po përdor sasi të mëdha gazi lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve. Ndërkohë, shumë prej pjesëmarrësve shihen me shkopinj druri në duar, ndërsa përballa mes turmës dhe forcave të rendit vijon.
Sheshi “Skënderbej” është kthyer në një tjetër pikë të tensionuar të protestës kombëtare që po zhvillohet këtë shtunë në Tiranë, në ditën e 12-të të mobilizimit studentor.
Forcat e policisë po hedhin sasi të mëdha gazi lotsjellës në drejtim të zonës ku janë grumbulluar protestuesit, duke mbuluar një pjesë të hapesirës me re të dendurë tymi.
Ndërkohë, shumë protestues shihen të pajisur me shkopinj druri, të cilët i mbajnë në duar gjatë qëndrimit në shesh. Prania e këtyre objekteve shton shqetësimin për mundësinë e përshtatshmërisë së mëtejshme të përlëshimit të protestës.
Ndërhynja e policisë në sheshin “Skënderbej” vjen pas disa orësh tensionesh në zona të ndryshme të Tiranës, ku forcat e rendit kanë përdorur vazhdimisht gaz lotsjellës dhe ujë me presion për shpërndarjen e turmave.
Më herët, protestuesit ishin grumbulluar në bulevardin “Deshmorët e Kombit”, nga Kryeministria deri te Ministria e Brendshme, përpara se ndërhynja e policisë t’i shpërndante në disa drejtime.
Një pjesë e tyre u zhvendosën drejt rrugës “Myslym Shyri”, ndërsa grupi më i madh u përqendrua në lulishtën e sheshit “Skënderbej”. Më pas, disa protestues u rikthyen në bulevard, ku policia ndërhyni sërish me gaz dhe ujë me presion.
Protesta e sotme ka mbledhur studentë dhe qytetarë të shumtë që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa studentët vijojnë të refuzojnë ftesat e tij për dialog.
Me përdorimin e vazhdueshëm të gazit lotsjellës dhe praninë e protestuesve me shkopinj druri në duar, sheshi “Skënderbej” mbetet një nga pikat ku po përqendrohen tensionet e kësaj pasditeje.