Kronikë

AGSH dënon incidentin ndaj gazetarit të News24 dhe kërkon hetim të paanshëm

1 min leximPublikuar më

Burimi: BalkanWeb ·

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka shprehur shqetësimin e thellë për një incident të raportuar ndaj gazetarit të News24, Klevin Muka, gjatë protestave në Tiranë.

Foto nga burimi: AGSH dënon incidentin ndaj gazetarit të “News24”: Policia e Shtetit të sqarojë rrethanat dhe të garantojë hetim të paanshëm! AMP të tregojë seriozitet

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) shpreh shqetësimin e thellë për një tjetër incident të raportuar ndaj punonjësve të medias gjatë protestave në Tiranë. Sipas informacioneve të raportuara, gazetari i Neës24, Klevin Muka, ka mbetur i dëmtuar gjatë ushtrimit të detyrës së tij profesionale, pasi dyshohet se është spërkatur me ujë me piper nga efektivë të Policisë së Shtetit. AGSH dënon çdo përdorim të pajustifikuar ose joproporcional të forcës ndaj gazetarëve dhe punonjësve të medias, të cilët ndodhen në terren për të informuar publikun mbi zhvillimet e protestave. Ky incident i ri vjen pas një serie të gjatë rastesh të raportuara të dhunës fizike, kërcënimeve dhe pengimit të gazetarëve gjatë protestave që kanë nisur më 13 tetor. Me rastin e sotëm, bilanci i AGSH-së arrin në 43 raste të raportuara ndaj gazetarëve dhe mediave, përfshirë edhe sulmet verbale nga përfaqësues politikë. AGSH i kërkon Policisë së Shtetit të sqarojë menjëherë rrethanat e incidentit ndaj gazetarit Klevin Muka, të identifikojë efektivët e përfshirë dhe të garantojë një hetim të paanshëm dhe efektiv të çdo pretendimi për përdorim të paligjshëm të forcës.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.