Sociale
Sheshi “Skënderbej” në flakë, ‘pushtohet’ nga studentët
Protestë në Sheshin Skënderbej, studentët hedhin fishekzjarrë dhe mjete piroteknike ndaj policisë.

Sheshi “Skënderbej” është kthyer në një shesh beteje. Gaz masiv lotsjellës është hedhur nga policia, por kjo nuk i ka zmbrapsur protestuesit të cilët kanë hedhur fishekzjarrë. Protestuesit janë drejtuar edhe në Selinë e PS duke gjuajtur me ‘breshëri’ mjete piroteknike. Forcat e Policisë janë vendosur në njërën anë të PS, por edhe përgjatë Bulevardit Dëshmorët e Kombit.