Aktualitet

Protesta përshkallëzohet në Tiranë: Gaz lotsjellës, plumba gome dhe të lënduar

2 min leximPublikuar më

Burimi: citizens ·

Protesta studentore në Tiranë u përshkallëzua sot, me hedhjen e gurëve dhe djegien e kazanëve të plehrave, ndërsa policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës dhe sprej. Disa persona u lënduan, duke përfshirë gazetarin Klevin Muka.

Foto nga burimi: Protesta përshkallëzohet : Gaz lotsjellës, plumba gome dhe të lënduar

Sot, Tiranë u rikthye në një tubim kombëtar, me pedagogët që u mblodhën te Universiteti Politeknik për të mbështetur studentët. Mësues, biznesi i vogël dhe i mesëm, inxhinierë dhe arkitektë u bashkuan me studentët për të protestuar kundër qeverisë.

Para Kryeministrisë, një tryezë e gurtë me shkrimet “dialog” mbi të dhe jastëkë ishin ftesa e radhës e kryeministrit Edi Rama për studentët dhe qytetarët. Mirëpo, thirrje për bashkim në protestë kishte bërë edhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Përfaqësues dhe simpatizantë të PD-së u mblodhën para kryeministrisë prej mesditës, të cilët dogjën jastëkët e vendosura nga Kryeministri Rama për dialog.

Në orën 14:00 të gjithë iu bashkuan protestës së studentëve për protestë para Ministrisë së Arsimit, ndërsa u pritën me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”. Protesta ishte e paqtë për pak minuta, pasi më pas situata u tensionua, me hedhjen e gurëve drejt Ministrisë së Arsimit dhe djegies së kazanëve të plehrave, ndërsa policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës, sprej dhe ujë.

Qytetarët protestues u shpërndanë, për tu bërë sërish bashkë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në drejtim të Kryeministrisë. Policja filloi edhe atje shpërndarjen e tyre, pas paralajmërimeve për të mos ushtruar dhunë. Në thirrjet e policisë me megafon përsëritej urdhri “gjuani me plumba gome” dhe thirrje të vijueshme edhe për gazetarët për perimetrin e sigurisë.

Qytetarët u shpërndanë me ujë dhe gaz lotsjellës nga bulevardi, duke pasur disa persona të dëmtuar nga plumbat e gomës dhe gazi lotsjellës, mes tyre edhe gazetari Klevin Muka. Në shpërndarjen e qytetarëve, policia nuk kurseu me gaz lotsjellës dhe sprej edhe grupin e ndihmës së shpejtë që ndodhen te Parku Rinia.

Më pas qytetarët u drejtuan drejt sheshit “Skëndërbej”, ku ka pasur përplasje edhe pranë selisë së Partisë Socialiste dhe i është vënë flaka derës së Ministrisë së Mjedisit. Rreth orës 17:30 në sheshin “Skëndërbej” janë aktivizuar Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë për shpërndarjen e turmës së protestuesve. Situata në shesh është shoqëruar me përplasje të vijueshme të qytetarëve dhe policisë.

Organizatat e medias dënojnë incidentin ndaj gazetarit Klevin Muka. Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë dhe Unioni i Gazetarëve dënuan incindentin ndaj gazetarit të Neës 2 Klevin Muka dhe ju bënë thirrje policisë të sqarojë rrethanat.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.