RENEA kthehet para Kryeministrisë, si një javë më parë: trupa elite në bulevard
Forcat RENEA janë rikthyer në perimetrin e Kryeministrisë, duke sjellë sërish në bulevard pamjen e një jave më parë.

Forcat RENEA janë rikthyer në perimetrin e Kryeministrisë, duke sjellë sërish në bulevard pamjen e një jave më parë, kur për shkak të protestës u morën masa të shtuara sigurie. Trupat elitë të Policisë shtetërore janë pozicionuar në gatishmëri, në kuadër të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë protestës. Prania e forcave speciale rikthen vëmendjen te tensionet e protestës së kaluar, kur përplasjet dhe aktet e dhunës shoqëruan tubimin para institucioneve. Ndërsa protestuesit janë mbledhur sërish në bulevard, policia ka vendosur forca të shtuara në mbrojtje të Kryeministrës dhe institucioneve përreth.