Protesta në Tiranë vijon me tension, sulmohet selia e PS-së dhe Banka e Shqipërisë
Protesta në Tiranë mbetet e tensionuar, me incidente të raportuara në disa zona të qytetit. Selia e Partisë Socialiste dhe Banka e Shqipërisë janë sulmuar me fishekzjarrë.

Protesta në Tiranë vijon me tension, ndërsa është sulmuar me fishekzjarrë selia e Partisë Socialiste. Ndërkohë, pranë Bankës së Shqipërisë janë hedhur edhe fishekzjarrë në drejtim të efektivëve të policisë. Policia i është kundërpërgjigjur me gaz dhe ujë për t’i larguar protestuesit.
Gjatë protestës, grupe protestuesish kanë hedhur lëndë piroteknike drejt efektivëve, ndërsa policia është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës. Më herët, janë raportuar edhe djegie të koshave të mbeturinave në rrugë dhe përplasje mes protestuesve dhe efektivëve. Situata në kryeqytet mbetet e tensionuar.