Rrjeti SafeJournalists reagon për lëndimin e gazetarit Klevin Muka
Rrjeti SafeJournalists ka reaguar për lëndimin e gazetarit Klevin Muka, i cili ka pësuar djegie pasi u ekspozua ndaj ujit irritues të hedhur nga një automjet policor. Organizata kërkon hetim të pavarur dhe llogaridhënie për veprimet e Policisë.

Rrjeti SafeJournalists ka reaguar për lëndimin e gazetarit Klevin Muka, i cili ka pësuar djegie pasi u ekspozua ndaj ujit irritues të hedhur nga një automjet policor. Muka ka deklaruar se ka përjetuar djegie të forta dhe se, pavarësisht kontaktit me shërbimin e ambulancës, nuk ka marrë ndihmë mjekësore.
Sipas organizatës, rasti i gazetarit të News24 vjen pas një serie incidentesh të raportuara ndaj përfaqësuesve të medias gjatë protestave në Shqipëri. Sipas dhënave të Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë, që prej përsëritura dhe thirrjeve të drejtpërdrejta për veprim institucional, janë raportuar 43 incidente ndaj gazetarëve dhe mediave, duke përfshirë dhunë fizike, kërcënime, pengim të raportimit dhe sulme verbale.
Rrjeti SafeJournalists ka bërë thirrje Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme të sqarojë rrethanat e incidentit, të identifikojë efektivët dhe njësitë e përfshira dhe të ruajë provat. Kërkohet gjithashtu që Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe organet e prokurorisë të zhvillojnë hetime të shpejta, të pavarura dhe efektive për pretendimet mbi përdorimin e paligjshëm ose joproporcional të forcës.
Rrjeti SafeJournalists shpreh shqetësim serioz për një tjetër incident të raportuar të përdorimit të forcës nga policia ndaj një gazetari që po mbulonte protestat në Tiranë. Më 24 tetor, gazetari i News24, Klevin Muka, raportohet se ka pësuar djegie pasi u ekspozua ndaj ujit që përmbante një substancë irrituese, të përdorur nga Policia e Shtetit.
Sipas raportimeve mediatike dhe deklaratës së vetë gazetarit, Muka ka përjetuar djegie të forta pas ekspozimit ndaj ujit të hedhur nga një automjet policor me ujëhedhës. Ai ka deklaruar gjithashtu se kishte kontaktuar shërbimin e ambulancës, por nuk kishte marrë ndihmë mjekësore. Më 20 tetor, Muka raportohet se ishte shtyrë edhe nga efektivët e policisë ndërsa përpiqej të hynte në zonën ku po zhvillohej protesta.
Sipas Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH), anëtar i Rrjetit SafeJournalists, që prej përsëritura të protestave më 13 tetor janë raportuar 43 incidente ndaj gazetarëve dhe mediave, përfshirë dhunë fizike, kërcënime, pengim të raportimit dhe sulme verbale nga përfaqësues politikë.
Lëndimi i Klevin Mukës është rasti i fundit në një seri incidentesh që kanë vijuar pavarësisht paralajmërimet e përsëritura dhe thirrjeve të drejtpërdrejta për veprim institucional. Më 14 tetor, Rrjeti SafeJournalists dënoi dhunën e raportuar të policisë ndaj gazetarëve dhe, së bashku me organizatat partnere, u drejua me një letër të hapur institucioneve më të larta shtetërore të Shqipërisë, duke kërkuar hetime të pavarura, masa parandaluese dhe mbikëqyrje parlamentare. Në deklaratën e 18 tetorit, Rrjeti ngriti shqetësimet serioze për mangësinë në mbikëqyrjen e veprimeve policore dhe llogaridhënien. Këto shqetësimet kanë nxitur më pas edhe një reagim më të gjerë ndërkombëtar. Më 22 tetor, organizata të renditshme ndërkombëtare dhe europiane për lirinë e medias dhe të drejtat e njeriut u bashkuan me organizatat shqiptare dhe rajonale në një thirrje të përbashkët, duke kërkuar hetime të pavarura, llogaridhënien institucionale dhe masa konkrete për garantimin e të drejtave themelore dhe lirive qytetare në Shqipëri.
Pavarësisht këtyre thirrjeve të përsëritura nga organizatat kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare me peshe, autoritetet përgjegjëse shqiptare ende nuk kanë dhënë një përgjigje përmbyllëse apo një raportim mbi masat e marra për hetimin e shkeljeve të raportuara dhe parandalimin e përsëritjes së tyre. Fakti që një tjetër gazetar është lënduar vetëm dy ditë pas thirrjes së fundit të përbashkët nxis shumë më tej urgjencë për veprime konkrete institucionale dhe llogaridhënien.