Protesta në Francë: Përsëri mbi 400 mijë persona në rrugë, përplasje me policinë
Më shumë se 400 mijë persona u bashkuan në protesta në Francë, duke shkaktuar përplasje të forta me policinë në disa qytete, përfshirë Parisin, Marsejën dhe Lionin.

Protestat në Francë vazhdojnë të jenë të intenzive, me më shumë se 400 mijë persona që u bashkuan në rrugë më sot, duke shkaktuar përplasje të forta me policinë në disa qytete, përfshirë Parisin, Marsejën dhe Lionin.
Ministria franceze e Brendshme njoftoi se rreth 410 mijë persona morën pjesë në protestat, megjithëse sindikatat pretenduan se numri i pjesëmarrësve ishte më i lartë, duke arritur në rreth 820 mijë persona.
Policia franceze angazhoi deri në 70 mijë efektivë për të kontrolluar situatën, duke përdorur gaz lotsjellës, granata zhurmuese dhe automjetë me ujë me presion për të shpërndarë protestuesit.
Në Paris, më shumë se 110 mijë protestues morën pjesë në një marshim që fillimisht u zhvillua në mënyrë paqësore, por situata u tensionua në fund të marshimit, duke shkaktuar përplasje të forta me policinë.
Prokuroria e Parisit njoftoi se policia arrestoi 64 persona gjatë demonstratës, ndërsa 40 prej tyre u mbajtën në ndalim policor. Shumica e arrestimeve lidheshin me dyshime për shkelje të legjislacionit mbi armët ose pjesëmarrje në grupe që përleshnin me policinë.
Ndërkohë, në Marsejë, situata u tensionua pasdites, kur policia u përpoq të largonte protestuesit nga një shesh kryesor. Grupe demonstruesish hodhën gurë dhe shishe drejt forcave të rendit, ndërsa disa prej tyre përmbysën kosha mbeturinash dhe ngritën barriera në rrugë.
Përplasjet u regjistruan edhe në qytete të tjera të Francës, përfshirë Lionin, Clermont-Ferrand dhe Strasburgun, ku policia përdori gaz lotsjellës, ndërsa në Nice dhe Nantë, policia ndërhyri edhe me automjetë me ujë me presion.