Mariana Koçeku: Çdo goditje shton arsyet për të qëndruar në shesh
Deputetja e pavarur Mariana Koçeku ka reaguar pas përlasjesve të dhunshme gjatë protestave në Tiranë, duke u ndalur te plagosja e një tjetër protestuesi, i cili u godit me plumb gome në sy.

Deputetja e pavarur Mariana Koçeku ka reaguar pas përlasjesve të dhunshme gjatë protestave në Tiranë, duke u ndalur te plagosja e një tjetër protestuesi, i cili u godit me plumb gome në sy.
Ajo theksoi se ngjarja e fundit ka shtuar shqetësimet për mënyrën se si po trajtohen protestuesit. Sipas deputetes, dhuna ndaj qytetarëve nuk i largon ata nga protesta, por përforcon arsyet që i mbajnë në shesh. Ajo kritikoi përdorimin e forcës dhe mesazhin e frikës që, përçillet përmes këtyre veprimeve.
Mariana Koçeku tha: "Herën e pare protestat shpërthyen masivisht se u mor zvarrit një njeri. Sot pamë një tjetër njeri që u godit në sy. E ndigjuem edhe britmën e tij. Pushteti vazhdon me të trajtuar trupin e qytetarit si vendin ku duhet me u ngulë frika. Por çdo goditje ndaj një protestuesi e ban edhe më të qartë pse njerëzit vazhdojnë me qëndru në shesh."