Kronikë
Berisha thirrje prokurorit për të hetuar policinë që vepron barbarisht mbi protestuesit
Kryetari i PD, Sali Berisha, ka bërë thirrje prokurorit për të hetuar policinë për dhunën ndaj studentëve dhe qytetarëve.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë në një komunikim për mediat, ku ka folur për dhunën policore ndaj studentëve. Ai ka bërë thirrje prokurorit të vërë para ligjit këta punonjës që sillen si kafshë ndaj studentëve dhe qytetarëve. Berisha ka theksuar se policia po vepron barbarisht mbi protestuesit dhe ka kërkuar të sekuestrohet plani i përhapjes të forcave të rendit për të identifikuar vrasësit me pagesë 2500 që marrin nishan në syrin, ballin apo gjoksin e protestuesve paqësore.