Lazio bën "poker" në kampionat, kryeqytetasit mposhtin Parmën në shtëpi dhe kryesojnë të vetëm Serie A
Lazio ka fituar fitoren e katërt radhazi në kampionat, duke mposhtur Parmën me rezultatin 2-1 në stadiumin "Olimpico".

Lazio ka regjistruar fitoren e katërt radhazi në kampionat, pasi mposhti Parmën me rezultatin 2-1 në stadiumin "Olimpico", në takimin e vlefshëm për javën e tetë të Serie A. Skuadra kryeqytetase nisi ndeshjen në sulm dhe në minutën e 41-të, Gustav Isaksen dërgoi topin në rrjetë, por arbitri anuloi golin për pozicion jashtë loje. Pjesa e parë përfundoi pa gola.
Në minutën e 50-të, Kenneth Taylor zhbllokoi rezultatin me një goditje të saktë me të majtën nga kufijtë e zonës së rreptësisë, duke kaluar Lazion në avantazh. Vetëm tetë minuta më vonë, vendasit dyfishuan shifrat. Nuno Tavares dërgoi topin në zonë, ndërsa mbrojtësi i Parmës, Diego Carlos, e devijoi në portën e tij, duke e çuar rezultatin në 2-0.
Parma reagoi në minutat shtesë, kur 18-vjeçari Simone Lontani shënoin golin e vetëm për miqtë. Megjithatë, Lazio administroi avantazhin deri në vërshtimën përfundimtare. Me këtë fitore, Lazio ngjitë e vetme në krye të renditjes me 22 pikë, duke ushtruar presion mbi Interin e vendit të dytë, që do të përballet në mesditë me Fiorentinen.