Erjon Vishkulli, tifoz i Kuqezit, plagosur me plumb gome gjatë protestës në Tiranë
Erjon Vishkulli, një 28-vjeçar i njohur për patriotizmin dhe guximin e tij, është plagosur me plumb gome gjatë protestës në Tiranë. Ai ishte një ditë më parë vizituar një protestues të quajtur Fadil, i cili përballet me vështirësi ekonomike.

Gjatë takimit, Erjoni e kishte ndihmuar Fadilin në mënyrë modeste, duke treguar solidaritet dhe humanizëm ndaj tij. Por sot, i riu është plagosur në sy nga një plumb gome, gjatë përplasjeve të dhunshme mes policisë dhe protestuesve në Tiranë.
Pas plagosjes, 28-vjeçari u transportua drejt ambientet spitalore, ndërsa dyshohet se ka humbur shikimin në syrin e majtë. Erjon Vishkulli është gjithashtu pjesë e grupimit të tifozëve kuqezi, “Tifozat Kuq e Zi”.