"Personat me maska u armatosen në selinë blu" / Mamutaj: PD, burimi i dhunës dhe rrëmujës
Gazetari Fatos Mahmutaj ka thënë se personat e maskuar në protestë, u armatosën me molotovë në selinë e PD.

Gazetari Fatos Mahmutaj thotë se personat e maskuar në protestë, u armatosën me molotovë në selinë e PD. Në një intervistë për “Breaking News” në ABC News, Mahmutaj u shpreh se PD ishte burimi i dhunës dhe rrëmujës në kryeqytet. “Nga PD u armatosën me molotovë, u rikthyen atje ku u nisën. Pamë atë gjë që ishte paralajmëruar nga PD. Pamë kush ishte burimi i dhunës dhe rrëmujës në Tiranë. Dëmshpërblimi duhet t’u faturohet atyre. Sot në mbështetje të tyre, PD nxorri edhe arsenalin e fundit, revolucionarët e saj i hodhi në terren. Kaq ishte maksimumi i revolucionit të Berishës. Ky ishte fundi i saj, kur u identifikua ai grupi i plaçkitësve, kjo ishte arsenali i fundit që zotëronte Sali Berisha. Këta janë të gjithë të identifikuar. Duhet të ngrihet padi civile ndaj këtyre njerëzve”, theksoi ai.