Protestat në Shqipëri: Mediat botërore në fokusin e revoltës
Protestat në Shqipëri të 24 tetorit 2026 morën vëmendjen e medieve botërore, duke përfshirë Reuters, AFP, ANSA, Associated Press, Euronews dhe Al Jazeera. Protestat u karakterizuan nga përdorimi i gazit lotsjellës, ujit me presion dhe plumbave të gomës nga policia, dhe kërkesat për dorëheqjen e Edi Ramës dhe pakënaqësitë për korrupsionin, arsimin dhe ekonomi.

Protestat në Shqipëri të 24 tetorit 2026 morën vëmendjen e medieve botërore, duke përfshirë Reuters, AFP, ANSA, Associated Press, Euronews dhe Al Jazeera. Protestat u karakterizuan nga përdorimi i gazit lotsjellës, ujit me presion dhe plumbave të gomës nga policia, dhe kërkesat për dorëheqjen e Edi Ramës dhe pakënaqësitë për korrupsionin, arsimin dhe ekonomi.
Agjencia britanike Reuters përsheu përplasjet mes demonstruesve dhe forcave të rendit. Sipas saj, policia përdori gaz lotsjellës, ujë me presion dhe plumba gomë, ndërsa protestuesit hodhën gurë drejt efektivëve dhe ndezën zjarr pranë hyrjes së Ministrisë së Bujqësisë.
Por Reuters nuk e kufizoi lajmin te incidentet në rrugë. Agjencia e lidhi protestën me pakënaqësitë për korrupsionin e perceptuar në qeveri, mungesën e punësimit dhe standardet e dobëta të arsimit.
Reuters evidentoi se demonstruesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, i cili drejton qeverinë prej vitit 2013 dhe fitoi mandatin e katërt në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.
Një element i rëndësishëm i raportimit të Reuters është lidhja që agjencia bën mes protestave të tetorit dhe kundërshtimit të mëparshëm ndaj projektit turistik në bregdetin shqiptar, të mbështetur nga Jared Kushner, dëndri i presidentit amerikan Donald Trump.
Sipas Reuters, protestat e verës kundër këtij projekti i paraprinë valët e demonstratave të tetorit. Kjo vendos revoltën aktuale në një kontekst më të gjerë se kundërshtimi i një vendimi të vetëm qeveritar.
Edhe The New York Times e ka përfshirë Shqipërinë në pasqyrimin e saj ndërkombëtar përmes një video-reportazhi të posaçëm mbi protestat, arsimin dhe projektin e Jared Kushner.
Video-reportazhi, i publikuar në platformën e gazetës amerikane, e trajton këto tematika përmes formatit audioviziv, duke i dhënë protestuesve shqiptarë një hapësirë të veçantë krahas raportimeve të agjencive ndërkombëtare.
Përfshirja e projektit të Kushner në tematikën e video-reportazhit ka rëndësi, pasi edhe Reuters e ka evidentuar kundërshtimin e këtij investimi si një prej zhvillimeve që i paraprinë mobilizimin e tetorit.
Agjencia franceze AFP, në raportimin e publikuar më 24 tetor, evidentoi pjesëmarrjen e mijëra qytetarëve dhe përplasjet e dhunshme me policinë. AFP raportoi për përdorimin e plumbave të gomës nga forcat e rendit dhe mjeteve piroteknike nga disa protestues.
Agjencia franceze solli edhe deklarimet e aktivistëve që e konsiderojnë lëvizjen më të gjerë se protestën studentore apo kundërshtimin e projekteve mjedisore. AFP evidentoi kështu zgjerimin e kërkesave të demonstruesve dhe përfshirjen e grupeve të ndryshme shoqërore në protestat kundër qeverisë.
Euronews i kushtoi një raportim të veçantë zhvillimeve në Tiranë, duke bërë një dallim mes protestës së studentëve dhe mobilizimit të opozitës së drejtuar nga Sali Berisha.
Sipas Euronews, mbështetësit e Partisë Demokratike u mblodhën fillimisht para Kryeministrit, ku dogjën jastëke që Edi Rama kishte vendosur si simbol të ftesës për dialog me studentët. Më pas, demonstruesit u drejtuan nga Ministria e Arsimit, ku studentët po zhvillonin një protestë me vetë.
Euronews evidentoi kërkesat e nxënësve dhe studentëve për uljen e tarifave të shkollimit, shtimin e investimeve në arsim dhe ndryshimin e politikave të qeverisë.