Reshjet dhe vranësira të forta, parashikimi i motit për sot
Reshjet dhe vranësira të forta do të ndikojnë në të gjithë territorin shqiptar, me intensitet që do të ulët gradualisht në orët e vona të pasdites dhe në vijim.
Reshjet dhe vranësira të forta do të ndikojnë në të gjithë territorin shqiptar, me intensitet që do të ulët gradualisht në orët e vona të pasdites dhe në vijim.
Reshjet dhe vranësira do të jenë më intensive në zonat veriperëndimore dhe jugperëndimore të vendit, si dhe në disa zona të Shqipërisë së Mesme, ku priten rrebesha shiu të shoqëruar me erë të forta.
Gjatë orëve të pasdites dhe në vijim, vranësirat dhe reshjet do të mbeten të pranishme në të gjithë territorin, por intensiteti i tyre pritet të ulet gradualisht.
Ndërkohë, temperaturat e ajrit do të pësoshin një rënie të ndjeshme. Vlerat minimale do të zbresin në 5°C në Pukë, ndërsa maksimalët do të arrijnë deri në 21°C në qarqet e Elbasanit dhe Fierit.
Problem do të jetë edhe era, e cila do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi, me shpejtësi që do të tejkalojë 60 km/h. Për pasojë, në zonat bregdetare pritet dallgëzimi i fortë, që do të arrijë në 4-5 ballë.