Arsenali fiton pa shkëlqyer dhe kap kreun, Man.City shpëton vendin e parë falë golavarazhit
Arsenali fitoi ndeshjen e javës në Premier League kundër Evertonit me rezultatin 2-0, duke barazuar Manchester City-n në krye të renditjes.

Arsenali fitoi pa shkëlqyer dhe kap kreun në Premier League, duke barazuar Manchester City-n në krye të renditjes. Skuadra londineze mposhti Evertonin me rezultatin 2-0 në Emirates, duke marrë tri pikë të renditjes, edhe pse pa dhuruar një paraqitje të jashtëzakonshme.
Fitorja u ndërtua kryesisht falë efikasitetit në momentet vendimtare dhe forcës në goditjet standarde. Goli i parë erdhi në minutën e 7-të, pas një goditjeje nga këndi të Martin Ødegaard, kur Gabriel fitoi duelën ajror dhe topi përfundoi në rrjetë pas hyrjes pranë portës. Arsenali kaloi kështu në avantazh dhe arriti të menaxhonte lojën përballë një Evertoni që kërkonte mundësinë e tij për të reaguar.
Goli i sigurisë erdhi në minutën e 69-të. Ben White dha një pasim të saktë në zonë dhe Gabriel u tregua sërish vendimtar, duke dërguar topin në rrjetë për rezultatin 2-0. Ishte një tjetër dëshmi e rëndësishme e mbrojtësit brazilian në lojën sulmuese të skuadrës londineze.
Megjithatë, Arsenali nuk dominoi në mënyrë absolute. “Topçinjtë” regjistruan vetëm katër gjuajtje në kuadratin e portës dhe patën vështirësi për të krijuar raste të shumta të pastra. Noni Madueke, i aktivizuar nga minuta e pare në mungesë të Bukayo Saka, nuk arriti të konkretizonte përpjekjet e tij, ndërsa Viktor Gyökeres pati pak ndikim në lojën dhe u zëvendësua në minutën e 68-të.
Edhe Evertoni pati momente kur mund të rihapte ndeshjen, por nuk arriti të shfrytëzojë rastet e krijuara. Në fund, Arsenali siguroi një fitore që mund të mos ketë bindur për nga loja, por që ka vlerë të madhe në garën për kreun. Me këtë sukses, Arsenali barazohet me Manchester City-n në krye të renditjes. Skuadra e Pep Guardiola-s kishte pësuar më herët humbjen 1-2 ndaj Aston Villas, por ruan vendin e pare falë golavarazhit me +11 kundrejt +8 të Arsenalit.