23 persona të plagosur gjatë protestës në Tiranë, njëri i lënduar në sy nënshkruan ndërhyrje kirurgjikale
Protesta e zhvilluar në Tiranë, 23 persona të plagosur, njëri i lënduar në sy nënshkruan ndërhyrje kirurgjikale

Gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, 23 persona janë paraqitur në strukturat shëndetësore. Sipas informacioneve paraprake të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, të lënduarit janë trajtuar në Spitalin Universitar të Traumës, Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe Poliklinikën e Specialiteteve Nr. 2 në Tiranë.
Numri më i madh i të lënduarve është regjistruar në Spitalin Universitar të Traumës, ku janë paraqitur 16 persona: 12 protestues, dy përfaqësues të medias dhe dy efektivë policie. Mes protestuesve të lënduar, një person ka pësuar dëmtim në sy. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, atij i është kryer ndërhyrja kirurgjikale e urgjencës gjatë ditës së djeshme. Për ditën e sotme është parashikuar një konsultë e zgjeruar me një ekip të përbashkët profesionistësh nga Spitali Universitar i Traumës dhe QSUT, me qëllim përcaktimin e vijueshmërisë së trajtimit.
Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur pesë persona: një deputet i Kuvendit, një protestues, dy efektivë policie dhe një përfaqësues i medias. Sipas njoftimit zyrtar, të gjithë kanë marrë mjekimin e nevojshëm dhe janë larguar nga ambientet e QSUT-së.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, sipas informacioneve paraprake nga strukturat spitalore dhe poliklinikat informon se gjatë protestës së datës 24 tetor 2026 në strukturat shëndetësore janë paraqitur 23 të lënduar.