Fushata serbe, nga “ripushtimi i Kosovës” te “manuali” i protestave
Fushata elektorale serbe për zgjedhjet e 25 tetorit 2026 është ngjallur kërcënime për Kosovën dhe Shqipërinë, duke përfshirë deklaratat e liderëve serbë për ripushtimin e Kosovës dhe përdorimin e retorikës nxitëse për të mobilizuar popullin.

Fushata elektorale serbe për zgjedhjet e 25 tetorit 2026 është ngjallur kërcënime për Kosovën dhe Shqipërinë, duke përfshirë deklaratat e liderëve serbë për ripushtimin e Kosovës dhe përdorimin e retorikës nxitëse për të mobilizuar popullin.
Aleksandar Vuçiç, Presidenti i Serbisë, ka njoftuar dorëheqjen e tij dhe shpallur zgjedhjet e parakohshme në 25 tetor 2026. Zgjedhjet erdhën pas një lëvizjeje studentore 2 vjeçare që nisi pas shembjes së strehës së stacionit hekurudhor në Novi Sad në nëntor 2024, që i mori jetën 16 personave.
Në këtë garë Vuçiç kandidon për kryeministër. Përveç partive opozitare përballë tij është, si kundërshtar kryesor “Lista Studentore – Studentët fitojnë”, me 250 kandidatë. Partia e krijuar nga protestat studentore.
Një nga narrativat më të forta u ndërtua mbi deklaratat e kryetarit të Partise Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiçit. Më 7 tetor, gjatë një tubimi elektoral në Rashkë, ai deklaroi se “herët a vonë, flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren”, ndërsa tha se Kosova mund të ishte “e okupuar”, por sipas tij nuk do të ishte kurrë e pavarur.
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha, e cilësoi gjuhën e Daçiçit “retorikë kërcënuese” të përdorur për përfitime politike dhe tha se Kosova është “realitet i pakthyeshëm”, shtet sovran dhe demokratik.
Edhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, e paraqiti deklaratën si dëshmi të “ambicieve territoriale” të Serbisë dhe kërkoi reagim ndërkombëtar. Ish-ministri gjerman Michael Roth paralajmëroi se kjo rrugë “çon drejt luftës, jo drejt BE-së”.