Protesta në Tiranë: 23 persona arrestohen, 13 procedohen penalisht dhe 30 shpallen në kërkim
Protesta në Tiranë, arrestohen 23 persona, 13 procedohen penalisht dhe 30 shpallen në kërkim

Policia e Shtetit ka njoftuar se ka arrestuar 23 persona, ka proceduar penalisht 13 të tjerë dhe ka shpallur në kërkim 30 shtetas, pas protestës së djeshme në Tiranë. Gjatë protestës, punonjësit e Policisë u sulmuan për orë të tëra me gurë, vida, sfera metalike, shkopinj druri e metalikë, lëndë piroteknike, bomba Molotov dhe bombola gazi të lidhura me kapsolla. Disa punonjës policie mbetën të plagosur dhe morën ndihmë mjekësore.
Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, u arrestuan shtetasit: Jul Budi, Lorenc Bezati, Dritan Zhilla, Xhuljano Minga, Mariglen Selimi, Klesti Fetiu, Valentini Lamce, Erti Zhilla, Xhulio Meçani, Arbër Elezi, Rexhep Kuçaj, Elsard Nxheç, Mario Shitka, Redon Hoxha, Brahim Omenaj, Eugen Neziri, Leon Neziri, Omer Ademi, Jurgen Ziaj, Rezart Vozga, Vesjon Arifi, Enrik Xhemalaj dhe Ramazan Dauti.
Policia bën me dije se hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjeve, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.