Mjeku Erion Dashi: Plumbat e gomës mund të shkaktojnë verbim dhe humbje të shikimit
Mjeku Erion Dashi ka paralajmëruar për rrezikun e plumbave të gomës dhe agresionin e policisë ndaj protestuesve.

Mjeku Erion Dasho, në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “News24 Fundjavë”, ka paralajmëruar për rrezikun e jashtëzakonshëm që paraqesin plumbat e gomës, veçanërisht kur godasin zona të ndjeshme të trupit, si sytë. Duke komentuar plagosjet gjatë protestave të studentëve dhe të rinjve në Tiranë, Dasho theksoi se edhe objektet me përmasa të vogla mund të shkaktojnë dëmtime tepër serioze në sy, deri në verbim dhe humbje të plotë të shikimit. Mjeku dënoi gjithashtu ndërhyrjet e forcave të rendit ndaj protestuesve, duke e cilësuar sjelljen e policisë si një agresion të paprecedentë. Deklaratat e tij vijnë pas plagosjes së rëndë në sy të 28-vjeçarit Erjon Vishkulli gjatë protestës së 24 tetorit në kryeqytet, rast për të cilin Prokuroria dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore kanë nisur hetimet.