Alarm për lirinë e medias gjatë protestave në Shqipëri
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka publikuar një raport shqetësues mbi dhunën dhe pengimin e punës së gazetarëve gjatë protestave të studentëve dhe të rinjve në Tiranë.

Gjatë protestave të studentëve dhe të rinjve në Tiranë, 50 incidente janë dokumentuar ndaj gazetarëve dhe punonjësve të medias, duke përfshirë dhunë fizike, kërcënime, pengim të raportimit dhe dëmtim të pajisjeve profesionale. 80% e rasteve lidhen drejtpërdrejt me Policinë e Shtetit. Pesë gazetarë dhe punonjës të medias janë goditur me plumba gome nga policia gjatë ushtrimit të detyrës. Incidentet përfshijnë edhe ato të gazetarëve dhe operatorëve të News24, si dhe sulme verbale ndaj gazetarëve dhe mediave. Klevi Muka pësoi djegie në trup nga uji i hedhur nga policia, ndërsa Armand Kullau u sulmua qëllimisht me spraj me piper nga një distancë e afërt. Raporti evidenton gjithashtu sulme ndaj gazetarëve nga protestuesit, përfshirë goditje me gurë dhe dëmtime të pajisjeve të xhirimit.