Frika që i bën policët e dhunshëm
Protestat e shpesh shpërthejnë në dhunë dhe frikë për policët e dhunshëm, të cilët shpesh janë të gatshëm të bëjnë çdo gjë për të siguruar lekë.

Frika që i bën policët e dhunshëm është një realitet i vërtetë në Shqipëri. Kush ka dalë në protestë ka parë se jo të gjithë policët janë të dhunshëm, pavarësisht se shpërblimi i merr të gjithë. Nuk është vetëm 2500 Euroshi që i bën policët e dhunshëm. Frika që bashkë me Ramën bie dhe gjithë industria e raketingut që prodhon shumë më shumë se 2500 Euro.
Ky sistem shkon shumë përtej policisë. Është një mekanizëm që bazohet mbi një parim tashmë universal në administratën shqiptare. Natyrisht flasim kryesisht ato vende ku “bëhet lekë”, inspektorë, agjenci, policë, tatimorë, doganierë etj.
Çdo muaj, çdo njeri duhet të dorëzojë kuotën e vet tek eprori. E ka me detyrim. Në kundërt, vjen tjetri. Dhe prandaj ai përpiket të bëjë sa më shumë - të sigurojë lekë për shefin, por edhe të mbesë ndonjë gjë për vete.
Është kjo mënyra se pushteti shpërndan korrupsionin në trajtë kapilarë, duke u siguruar që gjëja bëhet mjaftueshëm masive, sa t’i sigurojë kupolës ushtarë të devotshëm që të jenë të gatshëm të bëjnë çdo gjë që iu kërkohej. Në këtë rast, të rrahin fëmijët pa meshirë.