Rrjedhje gazi nga bombula e gatimit, alarmohen banorët e pallatit në Fier
Një rrjedhje gazi nga një bombulë e gatimit ka alarmuar banorët e një pallati në lagjen "15 Tetori" në Fier, duke bërë të nevojshme ndërhyrjen e shërbimit zjarrfikës.

Një rrjedhje gazi nga një bombulë e gatimit ka alarmuar banorët e një pallati në lagjen "15 Tetori" në Fier, duke bërë të nevojshme ndërhyrjen e shërbimit zjarrfikës. Ngjarja është regjistruar në apartamentin ku banonte një çift i të moshuarish. Pas konstatimit të rrjedhjes dhe rrezikut të mundshëm, banorët kanë njoftuar menjëherë zjarrfikësit.
Shërbimi zjarrfikës ka mbërritur në vendngjarje dhe ka larguar bombulën e gazit nga banesa, ndërsa çifti i të moshuarve është nxjerrë nga apartamenti për arsye sigurie. Falë ndërhyrjes shpejtë, është shmangur përkeqësimi i situatës dhe rreziku i mundshëm për banorët e pallatit.