Rama: Kufizimet për tubimet pranë institucioneve, gjoba për mosbindje dhe pengim qarkullimi
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se masat të reja ligjore për tubimet parashikojnë kufizime deri në 72 orë pranë institucioneve arsimore, shëndetësore dhe objekteve të kultit. Ai ka përmendur se për personat që bëjnë thirrje për dhunë në rrjetet sociale, do të kërkohet fshirja e postimit dhe do të ofrohet mbështetje psikologjike nëse është e nevojshme. Në rast refuzimi, policia mund të nisë procedimin penal sipas veprave ekzistuese.

Ndryshimet parashikojnë gjithashtu trajtimin si vepër penale të fshehjes së identitetit gjatë tubimeve, sipas modelit francez. Për mosbindje ndaj policisë parashikohen gjoba nga 10 mijë deri në 100 mijë lekë, ndërsa për fshehjen e identitetit pas urdhrit për shpërndarje gjoba shkon në 500 mijë lekë. Bllokimi i qarkullimit do të ndëshkohet me 5 mijë lekë gjobë për çdo pjesëmarrës.