Franca përshpejtonte gjykimet për trazirat, 217 persona dënuar me burg
Franca ka përshpejtuar procedurat gjyqësore për të dënuar ata që u arrestuan gjatë trazirave të dhunshme në vend. 217 persona janë dërguar në burg, ndërsa më shumë se 1,000 persona janë paraqitur para gjykatave.

Gjykatat franceze kanë përshpejtuar procedurat gjyqësore ndaj personave të arrestuar gjatë trazirave në vend, duke dhënë dënime me burg për vepra që përfshijnë vjedhje, plaçkitje, dëmtim të pronës dhe akte dhune ndaj efektiveve te policise. Ministri i Drejtësisë, Gérald Darmanin, ka deklaruar se 217 persona janë dërguar në burg, ndërsa më shumë se 1,000 persona janë paraqitur para gjykatave.
Në total, autoritetet kanë ndaluar rreth 2,700 persona që nga fillimi i trazirave te dhunshme në Lion. Në Paris, dy persona të dënuar për vjedhje morën përkatësisht 10 dhe 6 muaj burg. Një person mori 10 muaj burg me kusht për një çështje që përfshinte hedhjen e sendeve ndaj policise. Një i ri u dënua me 8 muaj burg, pasi gjate protestave mbante nje dorezë metalike dhe një thikë e paligjshme.
Ndërkohë, Franca u përball me një tjetër ditë protestash massive te shtunen e 24 tetorit. Demonstratat nisën kryesisht në mënyrë paqësore, por gjatë pasdites dhe mbrëmjes u regjistruan përplasje në Paris, Lion, Marsejë dhe qytete të tjera. Në rrugët e Francës këtë të shtunë ishin mobilzuar mbi 70 mijë efektivë policie dhe forca Ushtarake me qëllim për të ndalur përsëritjen e skenave të dhunës dhe vandalizmit të javës së kaluar.
Protestat e kesaj te shtune erdhen vijne pas nje fundjave te ashper trazirash javen e shkuar, ku disa qytete franceze u përfshinë nga përplasjet, grabitjet dhe dëmtimet e pronës publike e private. Sipas shifrave të raportuara, rreth 2,600 persona u arrestuan në lidhje me incidentet, ndërsa mijëra biznese u dëmtuan ose u plaçkitën.