"Plumbi ndodhet ende në syrin e tij të majtë: Erjon Vishkulli flet për plagosjen e tij në protestë"
Gazetarë shqiptar Erjon Vishkulli është plagosur me një plumb në sy gjatë një proteste në Tiranë. Ai është në spital dhe shpresa është te mjekët dhe një ndërhyrje më e specializuar.

Erjon Vishkulli, gazetar shqiptar, është plagosur me një plumb në sy gjatë një proteste në Tiranë. Ai është në spital dhe shpresa është te mjekët dhe një ndërhyrje më e specializuar.
"Shkova të takoja shokët dhe do të ikja. Kisha hequr maskën e oksigjenit dhe në atë moment takova një shok gazetar. I kisha diku 30 metra larg policët, pa asnjë reagim, pa asgje. Vetëm kur më vjen një goditje, eca rreth dy metra dhe rashë në tokë", tha ai.
Gjithçka ndodhi në pak sekonda. Erjoni tregon se pas goditjes ishte vetëm pjesërisht i vetëdijshëm. Kujtimet për atë që ndodhi më pas janë të pakta, por ai mbajnë mend ndihmën e një shoku, i cili e transportoi me makinë. Pas kësaj, nisi një tjetër betejë, këtë herë në spital, me dhimbjen dhe frikën se mund të humbasë shikimin.
"Ishte pak i vetëdijshëm, ndërkohë që një shok më shoqëroi me makinë. Kaq mbaj mend pastaj", u shpreh ai.
Plumbi i gomës ndodhet ende në syrin e majtë të Erjonit. Pasojat e goditjes dhe rreziku për shikimin mbeten shqetësimi kryesor. Ai nuk e fsheh dhimbjen, ndërsa për atë që mund të ndodhë në vijim, ende nuk ka siguri.
"Vazhdoj ta kem ende plumbin e gomës në sy. Nuk e di tani të them se sa i lartë është rreziku, por e lehtë nuk është, sepse kam shumë dhimbje", u shpreh ai për Top Channel.
Në këto kushte, trajtimi i specializuar është kthyer në shpresën kryesore për të shpëtuar syrin e dëmtuar. Pas kontaktit të Top Channel me stafin e spitalit, mjekët dhe të afërmët e Erjonit, është siguruar transporti i tij drejt një spitali në Romë, ku pritet të niset pasditen e sotme për të marrë kujdes më të specializuar mjekësor.
Mes dhimbjes dhe pasigurisë, Erjoni mbyll deshminë e tij me dy fjalë: "Vetëm fitore". Një shprehje që, pas asaj që ka përjetuar, merr një kuptim edhe më të fortë.
"Shqipëria është e jona", e mbyll ai intervistën.