Bota

"28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali"

2 min leximPublikuar më

Burimi: Euronews Albania ·

Shefja e Shërbimit të Okulistikës në QSUT, prof. Vilma Mema, ka dhënë detaje mbi gjendjen shëndetësore të 28-vjeçarit Erjon Vishkulli, i cili u dëmtua në sy gjatë protestës së djeshme në Tiranë.

Foto nga burimi: “28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali”, shefja e Shërbimit të Okulistikës në QSUT: Gjendja është më e stabilizuar

Shefja e Shërbimit të Okulistikës në QSUT, prof. Vilma Mema, ka dhënë detaje mbi gjendjen shëndetësore të 28-vjeçarit Erjon Vishkulli, i cili u dëmtua në sy nga një plumb gome gjatë protestës së djeshme në Tiranë. Ajo bëri me dije se pas konsultës me ekipin e mjekëve janë konstatuar disa shenja pozitive dhe gjendja paraqitet më e stabilizuar. Për të vijuar trajtimin, është vendosur që i riu t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje të dytë në një klinikë të specializuar në Itali, ku do të bëhet heqja e trupit të huaj. “Do të paraqes shkurt situatën që kemi konstatuar sot me mjekët e spitalit të Traumës dhe mjekët e shërbimit universitar Nënë Tereza në QSUT. Fatmirësisht sot kemi disa shenja pozitive, pas konsultës me stafin e gjerë të kryer dhe situata duke më e stabilizuar. Stafi ka arritur në përfundimin se duhet të kryhet edhe një ndërhyrje e dytë, me heqjen e trupit të huaj, ndërhyrje e cilat kryhet në QSUT por për një ekspertizë më të mirë dhe të detajuar, dhe një rezultat më të mirë të 28 vjeçarit, kemi bërë një bashkëpunim me një klinikë të specializuar në Itali. Kemi kontaktuar me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale të cilët janë vënë në dispozicion për transportin e pacientit sot dhe duke qenë në bashkëpunim me mjekun dhe stafin atje për të gjithë ecurinë në të ardhmen. Sa i përket shikimit, është kryer ndërhyrja e parë brenda gjithë protokolleve në mënyrë korrekte nga Trauma dhe më pas pritet një ndërhyrje më e specializuar duke parë hap pas hapi se si do të jetë gjendja e syrit. Kjo do duket në ditët në vazhdim”, tha shefja e shërbimit të okulistikes, QSUT.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.