Aktualitet

Daja “Junior” bind në të parën

1 min leximPublikuar më

Burimi: ABC News ·

Djali i Ilir Dajës debuton me barazim pozitiv tek Elbasani

Foto nga burimi: Daja “Junior” bind në të parën/ Djali i Ilir Dajës debuton me barazim pozitiv tek Elbasani

Glen Daja, djali i trajnerit të shquar shqiptar, Ilir Daja, provoi për herë të parë të ishte teknik kryesor I një skuadre, dhe prova nuk shkoi aspak keq. Në drejtimin e Elbasanit, atij i takoi ndoshta provimi më i vështirë të paktën për këtë sezon, pasi luajti në fushën e skuadrës që kryeson Superligën, Teutës.

Në stadiumin “Niko Dovana”, verdheblutë luajtën me autoritet duke mos qenë aspak inferiorë ndaj atij që mund të konsiderohet ekipi më në formë, dhe që ka në stol një emër tashmë të njohur e të rëndësishëm, si Edlir Tetova, dy herë kampion me Egnatian, madje thuajse tri herë. Përfundoi 0-0, me Elbasanin që bëri ndoshta diçka më shumë, pak ditë pasi ish-trajneri Ivan Gvozdenoviç dha dorëheqjen, dhe në vend të tij erdhi Glen Daja.

Natyrisht, në fushë ishte kryesisht skuadra e përgatitur nga Gvozdenoviç, pasi tekniku i ri nuk pati shumë kohë në dispozicion. Gjithsesi, fillimi ishte premtues, dhe elbanasasit mund të quhen të abonuar me barazimet, pasi kanë 5 të tillë në 8 javë kampionat, me vetëm një fitore e dy humbje. Situata mbetet e vështirë, ndërsa Teuta nuk mundi të vazhdonte arratinë në krye.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.