"Kemi shenja pozitive", niset drejt Italisë 28-vjeçari që u plagos me plumb në sy dje
28-vjeçari Erjon Vishkulli është nisur drejt Italisë për një ndërhyrje kirurgjikale, pasi mjekët e Traumës dhe QSUT kanë parë disa shenja pozitive pas konsultës së bërë sot në mëngjes. Mjekja Vilma Mema, shefe e shërbimit të okulistikës në QSUT, ka thënë se është vendosur dërgimi i tij në Itali për një ndërhyrje më të specializuar. Ministria e Shëndetësisë është vënë në dispozicion për të kryer transportin e pacientit.