Aktualitet
Reshjet e dendura shkaktojnë probleme në Vlorë, baltë dhe dhera në rrugë
Reshjet me intensitet të lartë kanë sjellë probleme në disa zona të Vlorës.

Reshjet me intensitet të lartë kanë sjellë probleme në disa zona të Vlorës, ku prurjet e ujit kanë nxjerrë dhera dhe baltë në akset rrugore. Si pasojë, qarkullimi i automjeteve është vështirësuar, ndërsa drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes për shkak të pranisë së baltës dhe materialeve të sjella nga reshjet në rrugë.