Duka: FSHF është e gatshme të ofrojë ndihmë Erjonit Vishkulli
Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka shprehur afërsinë dhe solidaritetin e tij me Erjon Vishkullin, pjesëtar i Tifozëve Kuq e Zi dhe mbështetës i Kombëtares shqiptare, pas plagosjes së tij.

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka reaguar pas plagosjes së rëndë të Erjon Vishkullit në protestë. Përmes një postimi, Duka ka shprehur afërsinë dhe solidaritetin e tij me Erjonin dhe familjen e tij në këtë moment të vështirë, duke theksuar gjithashtu gatishmërinë e FSHF-së për të ofruar ndihmë konkrete për trajtimin dhe rikuperimin e tij, në koordinim me familjen.
Më ka prekur thellë plagosja e rëndë e Erjon Vishkullit, pjesëtar i Tifozëve Kuq e Zi dhe mbështetës i përkushtuar i Kombëtares sonë. Në këtë moment të vështirë, i shpreh Erjonit dhe familjes së tij afërsinë dhe solidaritetin tim. Federata Shqiptare e Futbollit është e gatshme të ofrojë ndihmë konkrete për trajtimin dhe rikuperimin e tij, në koordinim me familjen.
Erjoni ka qenë pranë Kombëtares me zemër e pasion. Sot, familja kuqezi është pranë tij. Nga zemra, shërim sa më të shpejtë, Erjon!