Avokati: Masat e reja kundër protestuesve të dhunshëm janë pozitive dhe vijnë në kohën e duhur
Avokati Edmond Petraj është i mendimit se masat e reja të kryeministrit Edi Rama kundër protestuesve të dhunshëm janë pozitive dhe vijnë në kohën e duhur.

Për avokatin Edmond Petraj, masat e prezantuara këtë të dielë nga kryeministri Edi Rama kundër protestuesve të dhunshëm, janë pozitive dhe vijnë në kohën e duhur. Petraj tha për News Line në ABC News, se në Itali këto masa janë shumë më drastike, ndërsa theksoi se cdo kush duhet të paguajë për dëmin që bën.
Në Itali ka ditë që flitet për protestat e huliganëve që mori përmasa drastika ka shkaktuar kaos, duke u bashkëngjitur edhe me protestën e kamionistëve, që i dëbuan, janë vendosur një sërë masash drastike. Cdo mjet i përdorur në protestë është akt dhune, dhe i bashkëngjitet pjesës penale, ka ndërhyrje ne pjesën penale të kodit italian, dhe për këtë është dobësuar shumë edhe pjesa e protestës në Itali. Plus ka një ndërgjegjësim nga vetë italianët që i dolën para huliganëve. Dhuna nuk është element për të zgjidhur situatat, nuk arrijmë të kuptojmë se nga dhuna nuk shkojmë gjëkundi. E shoh konform nenit 221 të kodit penal, mendoj se në vijim do shohim masa më drastike edhe për personat që bëjnë thirrje për protestë, dhunë.
I shoh pozitive, të duhura në kohën e duhur, cdo kush duhet të paguajë për dëmin që bën. Në Itali janë masa më të ashpra, shumë më drastike. Në itali ka dalë populli dhe po lufton pjesën e emigrantëve, nga 100 që ndalohen 70 janë të huaj. Është një klimë e paguar kjo situatë. Antifa është pika kyce edhe në Itali.
Të njëjtat masa janë bërë në Belgjikë, Danimarkë, Gjermani. Këto manifestime të dhunshme shkojnë drejt një mase të rëndë administrative. Është në unison kjo edhe me vende të tjera të BE. Edhe në takimin me ministrin Demo, Meloni ka qenë në një bisedë kokë më kokë, dukej se kishte infiltrime nga mafia italiane që ka financuar për të marrë një lloj habiteti të vet në Shqipëri.